Blog

Vaji i mëlçisë së merlucit, suplementi që detyrohej të pihej me ligj nga shteti!

Cod Liver Oil Pure Icelandic Fish Oil

Që nga Lufta e Dytë Botërore çdo fëmijë në Angli ishte “i detyruar” të pinte një lugë nga vaji i mëlçisë së merlucit.

Kjo traditë u zbatua për vite me rradhë, në shumicën e kopshteve dhe shkollave fillore.

Besohej se nga ky vaj i pasur me omega 3, vitamin D dhe A parandalohej sëmundja e poliomelitit.

Edhe sot pas shumë vitesh, tradita e hershme e përhapur sidomos në vendet nordike është mbështetur edhe shkencërisht.

Më poshtë po listojmë disa nga përfitimet që sjell konsumimi i vajit të mëlçisë së merlucit.

  1. Vaji i mëlçisë së merlucit ka burime të larta antiinflamatore të acideve të mira yndyrore omega 3, DHA dhe EPA. Ky vaj shëron sëmundjet koronare të zemrës, depresionin si dhe dhimbjet nga artriti.
  2. Vaji i mëlçisë së merlucit është një furnizues shumë i mirë me vitamin D. Duke qenë se trupi ynë furnizohet me vitamin D nga rrezet e diellit, gjatë periudhave të dimrit trupi krijon deficit të saj, ndaj duhen marrë suplemente shtesë të kësaj vitamine për të forcuar kockat. Mungesa e vitaminës D mund të sjellë depresion, lodhje, diabet.
  3. Vaji i mëlçisë së merlucit është i pasur me vitamin A, e cila është një antioksidant shumë i mirë që zvogëlon nivelin e stresit. Ruan shëndetin e trurit dhe lufton kancerin.
  4. Parandalon sëmundjet e zemrës. Ulë nivelin e kolesterolit në gjak.
  5. Zvogëlon rrezikun nga kanceri. Marrja e vitaminës D nga rrezet e Diellit, por edhe nga suplemente shtesë si vaji i mëlçisë së merlucit ulë rrezikun nga kanceri. Një studim ka arritur në përfundimin se marrja e vitaminës D nga këto dy burime ulë rrezikun nga kanceri i gjirit tek gratë.
  6. Parandalon diabetin. Vaji i mëlçisë së merlucit mban në kontroll nivelin e insulinës në gjak.
  7. Trajton artritin. Nga studimet ka rezultuar se vaji i mëlçisë së merlucit ka reduktuar dhimbjet nga artriti.
  8. Ndihmon shëndetin riprodhues tek meshkujt dhe tek femrat. Ky vaj e ndihmon organizmin të prodhojë hormone seksuale estrogjen dhe progresteron. Ndihmon në prodhimin e një sperme të shëndetshme tek meshkujt.
  9. Rregullon shëndetin mendor. Redukton depresionin për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve të mira yndyrore të omega 3 dhe të vitaminës D.
  10. Mirëmban eshtrat. Studimet kanë treguar se gratë, të cilat jetojnë në vende të ftohta kanë mungesë të theksuar të vitaminës D, pasi nuk përfitojnë nga rrezet e diellit. Kjo sjellë dobësimin e kockave dhe fraktura. Cod liver oil ul rrezikun nga osteroporoza.
  11. Lufton ulcerën. Disa studime laboratorike kanë treguar se përdorimi i Cod liver oil shëron ulcerën dhe gastritin.

Përdorimi i vajit : 1- 5 vjeç nga 5 ml në ditë të konsumohet direkt ose të përzihet me lëngje të frutave.

Mbi 5 vjeç 10 ml në ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *