Inflamacioni kronik shoqërohet me një numër sëmundjesh, të tilla si:
– Mbipesha
– Sëmundjet e zemrës
– Sëmundjet e mëlçisë
– Kanceri
– Artroza
– Presioni i lartë i gjakut
Panxhari përmban pigmente të quajtur betalaina, të cilat posedojnë një numër vetish anti-inflamatore.
Lëngu i panxharit dhe ekstrakti i panxharit zvogëlojnë inflamacionin e veshkave dhe të mëlçisë. (Eksperiment i kryer tek minjtë)
Një studim tjetër i kryer te njerëzit me artrozë tregoi se kapsulat betalainë të bëra me ekstrakt panxhari zvogëluan dhimbjen e kockave.
Ekstrakti i rrepës së kuqe e ulë ndjeshëm presionin e lartë të gjakut.