Vaj i aguliçes (Evening Primrose oil) për problemet menstruale
Nga problemet e paraciklit e deri në menopauzë zgjidhja e shumë femrave është lulja e njohur si aguliçe. Ajo ka veti të balancojë hormonet.
Disbalanca e tyre ndikon në peshën tuaj, gjendjen emocionale si dhe marrëdhënien në çift.
Vaji nga lulja e aguliçes është shumë i nevojshëm për gratë të cilat vuajnë nga:
– dhimbjet e barkut
– dhimbjet e periodave
– gjakderdhja e tepërt
– problemet e lëkurës
– ankthi
– nervoza
Evening primrose oil (vaji i aguliçes) përmban acide yndyrore të mira, si acidin linoleic dhe gama linoleic, si dhe omega 6 natyrale.
Nga studimet ka rezultuar se organizmi i disa grave e ka të vështirë të konvertojë acidin linoleik në gama linoleik.Ndaj kjo shkakton një rritje të hormonit të prolaktinës, i cili është përgjegjës për shumë simptoma të paraciklit.
Duke përdorur evening primrose, i cili është i pasur me GLA ky problem tejkalohet dhe organizmi i gruas redukton natyrshëm problemet e paraciklit, por edhe ato të menopauzës si afshi, djersitja dhe nervoza.
Studim:
Një studim në Londër arriti në përfundimin se gratë, të cilat kishin dhimbje të ndryshme para ciklit dhe përdorën 3 herë në ditë vajin e lules së aguliçes reduktuan dhimbjet në 89%.