5 Sëmundjet që kuron spirulina

ULE KOLESTEROLIN E KEQ (LDL) – Spirulina ka veti të ulë nivelin e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ndërkohë ajo rrit nivelin e yndyrnave të mira në gjak. Është testuar se marrja e suplementeve me spirulinë si shtesë dietike për 12 javë rresht ka ulur në 16 % nivelin e yndyrnave të këqija në gjak.

REDUKTON INFLAMACIONIN – Phycocyanin është një lloj proteine, e cila gjendet me shumicë tek spirulina dhe ka veti antiinflamatore. Ajo kuron edemën (enjtjen e nyjeve).

MBRON QELIZAT E TRURIT – Është pikërisht phycocyanina e cila ka një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimi. Testet në laborator janë shumë shpresëdhënëse për t’i dhënë zgjidhje me spirulinë, sëmundjeve degjenerative të nervave.

RRIT IMUNITETIN – Një studim arriti në përfundimin se spirulina forcon sistemin imunitar. Në një eksperiment me të rritur mbi 50 vjeç të cilët përdorën spirulinë për 12 ditë rresht, pjesa më e madhe e tyre shfaqën forcim të imunitetit dhe rritje të nivelit të enzimave. U vu regjithashtu se u rrit numri i qelizave natyrale “vrasëse”, ato të cilat eleminojnë thuajse çdo sëmundje apo qelizë të infektuar.

PARANDALON KANCERIN – Disa studimeve sugjerojnë se spirulina eleminon qeliza kanceroze si dhe masat tumoriale. Një studim indian trajtoi disa pacientë me lozione parakanceroze në gojë, (predispozitë për zhvillim të kancerit). Ata përdorën spirulinë për një vit rresht dhe 45 % e tyre u rikeperuan.

Main Menu