Menu

Merluci është emri i zakonshëm për peshqit nga specia Gadus. Ato janë të njohura si merluci i Atlantikut (Gadus morhua) dhe ai i Paqësorit (Gadus macrocephalus). Mishi i gatuar i peshkut është një pjatë popullore në të gjithë botën, megjithëse peshku i merlucit është më i njohur për mëlçinë e tij.

Vaji i mëlçisë së merlucit është pikërisht ajo që tingëllon: vaji i nxjerrë nga mëlçia e peshkut të merlucit. Vaji njihet në folklorin tradicional si ilaç për një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme shëndetësore. Hulumtimet kanë zbuluar se është një nga burimet më të pasura të vitaminave A dhe D, si dhe acide yndyrore omega 3, përfshirë acidin (EPA) dhe (DHA).

Vaji i mëlçisë së merlucit është përdorur me shekuj për të rritur imunitetin tek fëmijët dhe parandalimin e rakitizmit, një sëmundje kockore tek fëmijët, e shkaktuar nga mungesa e vitaminës D.

Përbërja e fuqishme ushqyese e vajit të mëlçisë së merlucit gjithashtu:

  • zvogëlon inflamacionin,
  • promovon funksionimin e trurit
  • përmirëson shikimin
  • rrit imunitetin.

Si të rrisim imunitetin dhe të parandalojmë disa sëmundje me  vajin e mëlçisë së merlucit (cod liver oil)?

Parandalimi i Rakitizmit

Dikur rakitazmi ishte një çrregullim i zakonshëm i eshtrave i shkaktuar nga një mungesë e madhe e vitaminës D. Kockat nuk arrijnë të mineralizohen, gjë që çon në kocka të buta dhe deformime skeletore te fëmijët, duke përfshirë:

këmbët e përkulura

kyçet e duarve dhe të këmbëve të deformuara.

Burimi më i mirë i vitaminës D është Dielli, por njerëzit që jetojnë në vende të ftohta, shpesh nuk marrin shumë diell e sidomos gjatë muajve të dimrit.

Para zbulimit të vajit të mëlçisë së merlucit, shumë fëmijë vuanin nga kockat e deformuara.

Pasi nënat filluan të përfshijnë vajin e mëlçisë së merlucit në rutinën e përditshme të fëmijës së tyre, incidenca e rakitizmit u ul ndjeshëm.

Në vitet 1930, njerëzit në Shtetet e Bashkuara filluan të fortifikojnë qumështin e tyre me vitaminë D.

Së bashku me përdorimin e vajit të mëlçisë së merlucit, këto ndryshime e kanë bërë rakitizmin një sëmundje të rrallë në Shtetet e Bashkuara, por disa raste janë parë edhe sot.

Rakitizimi është ende një shqetësim kryesor në shumë vende në zhvillim.

Parandalon infeksionet dhe viruset:

Vaji i mëlçisë së merlucit mund të nënkuptojë më pak periudha të ftohjes dhe gripit për fëmijën tuaj, dhe më pak vizita tek mjeku. Një nxitje e sistemit imunitar vjen nga përmbajtja e lartë e vajit me vitaminë D dhe A.

Në studimin e publikuar në “Journal of the American College of Nutrition Trusted Source”, shtojcat e vajrave të mëlçisë së merlucit ulën vizitat tek mjeku për sëmundjet e sipërme të frymëmarrjes nga 36 në 58%.

Mbrojtja e pamjes së syrit

Vaji i mëlçisë së merlucit është i pasur me vitamina A dhe D. Të dy këto vitamina janë thelbësore për ruajtjen e shikimit të shëndetshëm, për një afat të gjatë. Vitamina A është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e shikimit normal.

Vitamina A është një antioksidant dhe mund të parandalojë dëmtimin që çon në glaukoma. Glaukoma është një sëmundje e syrit që mund të dëmtojë nervin optik. Mund të çojë në humbje të shikimit deri edhe në verbim. Mendohet se përmbajtja e lartë e acidit yndyror omega-3 në vajin e mëlçisë së merlucit mund të ndihmojë në përmirësimin e rrjedhës së gjakut në sy, duke mbajtur shikimin e fëmijëve tuaj të fortë dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë.

Ulja e depresionit

Vaji i mëlçisë së merlucit është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat kanë treguar se zvogëlojnë simptomat depresive.

Një studim i madh në mbi 20,000 njerëz zbuloi se të rriturit që merrnin rregullisht vaj të mëlçisë së merlucit ishin 30 % më pak të predispozuar ndaj depresionit.

Hulumtimi gjithashtu sugjeron që acidet yndyrore omega-3 mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore të përgjithshme dhe funksionimin e trurit.

Si t’ua japim fëmijëvë vajin e mëlçisë së merlucit?

Disa këshilla dhe truqe për t’ua dhënë fëmijëve vajin e mëlçisë së merlucit çdo ditë:

  • Zgjidhni prodhime të sigurta organike dhe që nuk përmbajnë shtesa artificiale, sheqerna apo gluten.
  • Përzijeni atë me lëngje të ndryshme ( jo të nxehtë)
  • Përzijeni në një gotë me pak mjaltë ose një lëng të fortë acid.
  • Shtojeni në salcat e sallatës.

Merreni kudo me fëmijët tuaj! Bëjeni atë një rutinë familjare, jo vetëm për shëndetin e fëmijëve por edhe per veten tuaj.

Share this Post!
About the Author : adminkosova
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.