Menu

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Mjekët rekomandojnë shpesh që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine. Ndërkaq, edhe HealthTap na jep pesë fakte kyçe për të.

Vitamina C është një lëndë ushqyese thelbësore.

Lëndë ushqyese thelbësore janë ato që trupi ynë nuk mund t’i prodhojë apo t’i sintetizojë, kështu që marrja e tyre është e vetmja mënyrë. Përveç parandalimit të ekzemave, okulisti Harold Peltan vëren se vitamina C të ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar si dhe në rritjen dhe riparimin e indeve. Në fakt, vitamina C është po aq e rëndësishme se vitamina A kundër plakjes dhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës. Përveç të tjerash, trupi ka nevojë për vitaminë C, për të prodhuar kolagjenin në kocka, muskuj dhe enët e gjakut.

Ndihmon trupin të përthithë hekurin
Ekspertët thonë se vitamina C ndihmon trupin, veçanërisht zorrët për të përthithur sa më shumë hekur. Një studim i National Institutes of Health tregon se vitamina C rrit përthithjen e hekurit non-heme. Non-heme është lloji i hekurit që është më i vështirë për t’u përthithur nga organizmi. Ai gjendet tek indet e kafshët dhe tek bimët). Hekuri heme ndodhet kryesisht tek mishi i kafshëve dhe përmban hemoglobinë, si mishi i peshkut, i pulës, dhe përthithet më lehtë nga organizmi.

Përdoreni për të përmirësuar shëndetin e lëkurës
E mira kryesore e vitaminëc C për lëkurën është roli i saj në sintetizimin e kolagjenit. Ajo ndihmon gjithashtu në mbrojtjen nga rrezet e diellit, dhe redukton infektimin e puçrave. Ndërsa ekspertët vërejnë se suplementet e vitaminës C nuk ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës. Por megjithatë ata paralajmërojnë se përdorimi i vitaminës C ruan lëkurën, nëse përdoret për aq kohë sa rekomandohet nga doktori, pasi në fund të fundit është një acid. Kur blini produkte me vitaminë C për mbrojtjen e lëkurës, ekspertët rekomandojnë ato duhet të kenë përqëndrim të lartë të acidit asorbik L, mes 10-20% dhe një pehash të ulët, më pak se 3.5.

Po, mund të merrni sa më shumë vitaminë C.

Mjeku Rashed Hasan, specialist i kujdesit kritik pediatrik, thotë për HealthTap se doza ditore e vitaminës C duhet të jetë 65-90 mg/ditë, dhe kufiri maksimal është 2g në ditë. Është më i mirë nëse tretet në ujë, pasi sasia e tepërt e saj del jashtë me urinën. Megjithatë, çdo gjë e ka një kufi dhe dr. Hasan thotë se nuk duhet abuzuar. Tek fëmijët vitamina C ndikon në zhvillimin e kockave dhe të dhëmbvve të shëndetshëm.

Share this Post!
About the Author : adminkosova
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.